Panik në Fier, merr flakë tregu i rrobave të përdorura

134
Sigal

Zjarr në tregun e rrobave të përdorura pranë Shkollës së Muzikës në Fier. Mësohet se zjarri ka rënë në pjesën e çatisë së tregut e më pas tymi është përhapur në brendësi të tij.

Frika dhe paniku ka mbërthyer banorë të zonës të cilët kanë njoftuar zjarrfikësen e Fieri. Këtë të fundit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes e duke qenë se dera e tregut ka qenë e mbyllur, e kanë hapur atë me forcë.

Raportohet se, në brendësi të tregut nuk janë konstatuar dëme, ndërkohë që ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka shmangur djegien e të gjithë hapësirës. Tregu ndodhet në mes të pallateve dhe një zone te banuar.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe ambulanca dhe forcat policore, ndërsa po punohet për të gjetur shkaqet e rënies së zjarrit.