Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, Shoqata “Bukuria Shqiptare” vlerëson profesionistët e bukurisë në vend

335
Sigal

 

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës nuk mundëson vetëm shkëmbimin e eksperiencave dhe kontakteve mes partnerëve të ndryshëm të biznesit, por edhe vitrinën për evente të ndryshme kulturore.Në kuadër të një sërë aktivitetesh në ditën e tretë të këtij panari, u organizua edhe eventi i shoqatës “Bukuria Shqiptare”, e cila vlerësoi një sërë profesionistësh nga fusha e bukurisë vend.Në fakt, ky nuk është viti i parë që kjo shoqatë bëhet pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, pasi siç shprehet edhe themeluesja e drejtuesja e kësaj shoqate, Deli Cafi Kraja, ajo që  prej vitit 1997 merr pjesë në një event të tillë.