Panairi Klik Ekspo Group, vendtakim i bizneseve nga zemra e moçme e Europës drejt tregjeve sfiduese globale

134
Sigal

Pavijonet e Shteteve befasojnë këtë vit me Pjesëmarrjen e Përbashkët të sipërmarrësve nga Serbia.

Dhoma e Tregtisë e Stambollit, në përvjetorin e saj të 140-të, vjen me kompanitë e zgjedhura që përmes Shqipërisë, shohin përtej investimet, për më thellë në Rajon.

Turqia  në këtë edicion të 28-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, është e pranishme me sipërmarrës që përfaqësojnë Rajonet më të zhvilluara turke të gatshme për të investuar dhe bashkëpunuar me tregun shqiptar mikpritës në të gjithë sektorët:

Turqia është një ndër partnerët strategjik të Shqipërisë, teksa mes dy popujve janë ngjizur marrëdhënie tradicionalisht të shkëlqyera. Niveli i bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes dy vendeve po njeh trend në rritje, ndërsa ndihet interes i shtuar i sipërmarrjeve për shfrytëzimin e të gjitha potencialeve dypalëshe që bashkëpunimi të shtrihet në të gjitha fushat në dobi të qytetarëve të dy vendeve.

Edicioni i këtij viti sjell më fuqishëm se në të paktën 5 vjeçarin e fundit, sipëmarrësit nga Serbia.

Sipërmarrësit nga Republika e Serbisë, pajtuar tashmë për të 17tin vit radhazi në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës tregojnë edhe njëherë qëndrueshmërinë e volumeve tregtare mes dy vendeve tona përgjate dhjetëvjeçarit të fundit, duke ekspozuar edhe në këtë edicion industrinë e materialeve të ndërtimit, industri agroushqimore, materiale elektrike dhe elektroshtepiake.

Mbi 50 biznese elitare nën kujdesin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë dhe RAS – Agjencisë Shtetërore për Zhvillim të Serbisë vijnë me qëllim lidhjen e marrëveshjeve të mundshme multilaterale për tregti mallrash në sektorë të ndryshëm si industria, tekstilet, bujqësia, etj. Serbia është një vend në zhvillim dhe i suksesshëm me ekonomi të qëndrueshme , ndërsa bilanci tregtar mes dy vendeve ka shënuar rritje. Sipas INSTAT eksportet shqiptare, gjatë 6 muajve të parë të vitit 2022, drejt Serbisë u rritën me 28.5%…

Dhoma e Tregtisë e Malit të Zi, me mbi 15 ekspozues në sektorë të ndryshëm me veçanti të spikatura është një tjetër risi e sipërmarrjeve të huaja që përfaqësohen në Panairin e Tiranës. Përfaqësimi i Malit të Zi, nëpërmjet një sektori përherë në majë, si ai i turizmit, vjen me një përzgjedhje ekspozuesish nga organizatat dhe kompanitë, nga mbarë Mali i Zi.

Italia zgjeron gjeografine e rajoneve pjesemarrese me pushtetin e saj të përhershëm në produkte ushqimore, pije, materiale ndërtimi, pajisje për sektorin civil dhe ushtarak, energjitikë, stil dhe fashion.

Ndësa sallonet e shteteve nga Greqia, Franca, Danimarka, Gjermania, Hollanda me prani të drejtpërdrejta ose të përfaqësuara nga kompanitë bija, vijnë me sipërmarrje që përfaqësojnë investime në materiale ndërtimi, teknologji dhe sisteme survejimi, apo prodhim elektroshtëpiake etj.

Në këtë rrugëtim të përbashkët, Shqipëria jo vetëm do të lërë gjurmën e saj, por edhe do të shërbejë si udhërrëfyese e një itinerari social, ekonomik e kulturor, njerëzor dhe politik.

Fuqia e Klik Ekspo Group, të ndërtojë Vlera …

Klik Ekspo Group, profesionist i orientuar me ide të fokusuara drejt prurjeve të reja, punon nën kredon e përbashkët për të prodhuar përmbushje e sukses për ekspozuesit, kohë cilësore për vizitorët profesionistë, vlera dhe mite për Shqipërinë.

Bizneset e shohin tashmë Panairin e Klikut si një vendtakim bashkëpunimi në nivele më të larta, që krijon zinxhirin e vlerave dhe rrit intensitetin e veprimtarive të tyre më shumë se sa e kanë patur më pare. Ndaj dhe ky panair dëshmon se ka një kohezion midis bizneseve, pasi dihen se sipërmarrjet nuk njohin kufij midis tyre.

Fuqia jonë, të ndërtojmë Vlera …

Farkëtarë të risive, profesionistë të orientuar me ide të fokusuara drejt prurjeve të reja, punojmë nën kredon e përbashkët për të prodhuar përmbushje e sukses për ekspozuesit, kohë cilësore për vizitorët profesionistë, vlera dhe mite për Shqipërinë. Zëri përcjellës i metamorfozave të zhvillimit të vendit dhe lajmëtar i arritjeve të rëndësishme ekonomike e sociale. Risitë ngjallin kureshtje, dhe si një risi iu prezantua sipërmarrësve dhe investitorëve ndërkombëtarë Shqipëria e 1994, një treg i sapoçelur e në zhvillim të beftë, në Panarin e parë Ndërkombëtar në vend, organizuar nga Klik-iu Klik Ekspo Group.