Panairi Klik Ekspo Group model suksesi i partneritetit në rajon dhe Europë, Luel Muhametaj: Gjenerata e re shqiptare në sinkron me zhvillimin teknologjik në botë

192
Sigal

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, organizuar nga Klik Ekspo Group, hapi siparin sot në Pallatin e Kongreseve në kryeqytet.

Panairi nën logon “Mendo globalisht, përqafo dixhitalizimin” nisi sot zhvillimet për partneritet dhe sukses, ku të pranishëm janë mbi 250 biznese rajonale dhe europiane, duke treguar se përtej sfidave të shumta, përafrimi i qasjeve të reja teknologjike nuk mund të prevalojë mbi atë që është më e rëndësishme elementi njerëzor dhe lidhja e ngushtë midis biznezeve për bashkëpunime të reja dhe zhvillim.

Tashmë në vitin e 28-të, panairi i “Klik Ekspo Group”, çertifikuar nga UFI Approved Event, nuk vjen më si një iniciativë biznesi, por një traditë e shënjuar në zhvillimin e aktiviteteve të këtij lloji në rajon dhe më gjerë.

Luan Muhametaj, President i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës “Klik Ekspo Group” falenderoi të ftuarit në aktivitetin hapës, duke theksuar se përtej vështirësive dhe pengesave që po kalojnë bizneset këtë kohë, organizatorët kanë vazhduar të mbajnë traditën e panairit, për 28 vite me radhë. “Ju e dini tashmë që panairi ka kaluar përtej pjesës shqipfolëse. Aktualisht, jemi duke bashkëpunuar me Turqinë, Japoninë dhe Gjermaninë”, tha Muhametaj.