Panairi i Klik Ekspo Group, udhërrëfyes i sipërmarrjes së huaj, në trendet që mbajnë ndezur interesin për të investuar në Shqipëri

80
Sigal

Edicionin e 28-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës – UFI Approved Event,  që do të mbahet në datat 1, 2 dhe 3 Dhjetor, 2022 në Pallatin e Kongreseve, një eveniment që tradicionalisht është shquajtur si pikëtakimi i pamungueshëm që sjell në kryeqytetin e Shqipërisë me dhjetëra ekspozues dhe investitorë ndërkombëtarë.

Çdo vit, Panairi Ndërkombëtar i Tiranës është boshti i një networku të pamatë Biznesi dhe Kulture, i zotuar ndaj më shumë se 250 ekspozuesve që përfaqësojnë kompani të vëmendshme ndaj tregjeve të njohura dhe të panjohura, të gatshëm për të ndarë dije dhe zgjidhje të reja të zbatueshme në sektorë të ndryshëm, që nga ndërtimtaria, energjia e rinovueshme, bujqësia dhe industria ushqimore, tekstili dhe industria e lehtë, siguria dhe digjitalizimi. Këta grupe sipërmarrësish që vijnë nga Serbia (mbi 15 vjet me pjesëmarrje të përvitshme), Turqia, Italia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Kosova etj. shoqërohen nga delegacione zyrtare shtetërore duke i dhënë rendësi faktit që, për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendeve, sipërmarrja është ajo që ka më tepër nevojë se kurrë për inkurajim, mbështetje, entuziazëm.

Dhoma e Tregtisë e Stambollit, në përvjetorin e saj të 140-të, vjen këtë vit me kompanitë e zgjedhura që përmes Shqipërisë, shohin përtej investimet, për më thellë në Rajon.

Edicioni i këtij viti sjell më fuqishëm se në të paktën 5 vjeçarin e fundit, sipëmarrësit nga Serbia ; mbi 50 biznese elitare nën kujdesin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë dhe RAS – Agjencisë Shtetërore për Zhvillim të Serbisë.

Dhoma e Tregtisë e Malit të Zi, me mbi 15 ekspozues në sektorë të ndryshëm me veçanti të spikatur;

Kompanitë nga Kosova, janë po aq të pranishme me sektorët e industrisë së paketimit, tubave plastike, printimeve, agroushqimore etj.

Kurse Italia është e pranishme me pushtetin e saj të përhershëm në produkte ushqimore, pije, materiale ndërtimi,  pajisje për sektorin civil dhe ushtarak, energjitikë, stil dhe fashion;

Greqia, Franca, Danimarka, Gjermania, Hollanda me prani të drejtpërdrejta ose të përfaqësuara nga kompanitë bija, tek të cilat kanë investuar së fundmi në materiale ndërtimi, teknologji dhe sisteme survejimi, elektroshtëpiake etj.

Ceremonia e Përurimit të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës parashikohet të zhvillohet në datën 1 Dhjetor paradite, ora 11.00, ne Pallatin e Kongreseve, në Sallën «A» të Konferencave, me praninë e personaliteteve publike shqiptare e ndërkombëtare, trupit diplomatik, përfaqësues të zgjedhur të komunitetit të sipërmarrjes, personazhe të artit e kulturës.