Ndarja e çmimeve të Edicionit të Parë të Panairit Global Real Extate 2024
Zv presidenti i Klik Ekspo Grup, Luel Muhametaj, në fjaën e tij përshëndetëse, theksoi rëndësinë e aktivitete të tilla me në fokus investimet. Muhametaj tha se sektori i padurive të paluajtshme në Shqipëri është motor i ekonmisë sëvendit dhe luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e Shqipërisë .
Edicioni i Parë i Panairit Global Real Extate 2024 zhvilloi ceremoninë e ndarjes së çmimeve dhe certifikatave për pjesëmarrësit në këtë panair, përfaqësues të industrisë sëReal Extate .
Tre çmimet e para u ndanë për Z. Lefter SILA – President i INF93, me motivacionin për: Përpjekje të vazhdueshme në vendosjen e standardeve profesionale në Industrinë e Real Estate.
BALFIN REAL ESTATE, për: Krijimin e LandMark përmes modelit të biznesit dhe projektimit
ORION CONSTRUCTION, për: Inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm në ndërtesat rezidenciale.
Ndërkohë që me “Certifikatë Vlerësimi për pjesëmarrje të shkëlqyer”, u nderuan të gjithë ekspozuesit pjesëmarrës në këtë Edicion të Parë të Panairit Global Real Extate 2024
Ky edicion, që u mbajt nga datat 12-14 qershor në ambientet e Piramidës, për herë të parë bëri bashkë aktorë të afirmuar të fushës dhe përfaqësues ndërkombëtar të industrisë Real Extate , që konsiderohet një nga sektorët më të rëndësishëm dhe potencial të ekonomisë.
Në një atmosferë festive me një mbrëmje gala, qëu mbajt në kryeqytet të premten , KLIK EKSPO GROUP dhe NAEA përfunduan këtë edicion të parë, duke ofruar sërish përvojë të re nismash ekonomike dhe sociale për kryeqytetin dhe jo vetëm , si edhe duke vijuar të zgjerojë hartën e fushave të bashkëpunimit me faktorin botëror për nxitjen e investimeve në Shqipëri.
’’Ky edicion, që u mbajt nga datat 12-14 qershor në Tiranë për herë të parë bëri bashkë mbi 50 aktorë të këtij sektori, ente publike dhe private . Për tre ditë me radhë ekspozuesit patën mundësi të prezantojnë sipërmarrjet dhe biznesin e tyre, të shkëmbejneë eksperienca dhe lidhinmarrëveshje bashkëpunimi me kientëvendas dhe të huaj.
Renaldo Pipiria, tha se ky panair dha më shumë zë sektorit të real estate dhe synon që një aktivitet i tillë të mbahet çdo vit. « ishte një mundësi shumë e mirë për të prezantuar Shqipërinë përpara vizitorëve të huaj, si vendin e duhur prë të kaluar pushimet ku infrastruktura po njeh zhvillim bashkëkohë dhe moder ».Shtyllat kryesore të kësaj ekspozite sipas Pipiria-s, ishin teknologjitë e informacionit për pasuritë e paluajtshme, komunikim digjital ndërsa inkurajuam projektet mëtë fundit në Shqipëri nga kompani elitare si në aspektin e inovacionit dhe standardeve smart.
Zv presidenti i Klik Ekspo Grup, Luel Muhametaj, në fjaën e tij përshëndetëse, theksoi rëndësinë e aktivitete të tilla me në fokus investimet. Muhametaj tha se sektori i padurive të paluajtshme në Shqipëri është motor i ekonmisë sëvendit dhe luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e Shqipërisë .
“Ky edicion shënon një moment historik për Shqipërinë në fushën e industrisë së pasurive të paluajtshme. Kjo ngjarja nënkupton jo vetëm një moment historik të tregut shqiptarë të pasurive të paluajtshme por edhe një dëshmi të vizionit tonë kolektiv dhe Ambicieve dhe përkushtimit
Për të ndërtuar në të ardhme të begatë.
Vitet e fundit Shqipëria ka përjetuar një rritje dhe transformim të jashtëzakonshëm. Qytetet tona po zhbillohen, horizontet tona po ngrihen dhe komunitetet tona po lulezojnë.
Sektori i pasurive të paluajtshme ka pasur një rol kryesor në këtë zhvillim duke vepruar si një gur themeli për stabilitetin ekonomik dhe nje fener mundësish.” Tha Muhametaj.
‘’Panairi që forcon bashkëpunimin në tregun e REAL ESTATE’’, pjesëmarrësit shprehin vlerësime maksimale për organizimin e Edicionit të Parë
Dy nga institucionet shtetërore që morën pjesë në Panairin e Real Estate, organizuar nga Klik Ekspo Group dhe NAREA, Shoqata Ndërkombëtare e Ndërmjetëse të Pasurive tëPaluajshmenë Shqipëri, ishin dy prej atyre që kanë lidhje shumë të ngushtë me tregun e pasurive të paluajtshme, Enti Kombëtar i Banesave, dhe Dhoma Kombëtare e Noterisë.
Për secilën prej tyre Panairi mundësoi takimin e drjetëpërdrejtë me palët e interesuara, dhe kjo ishte pikërisht ajo që u vlerësua më së shumti.
Eges Osmani, nga Dhoma e Notërëve u shpreh se panairi i pasurive të paluajtshme ishte një aktivitet tepër i rëndësishëm për ta, pasi patën mundësi të kishin kontakte më të afërta e të lidhnin ura komunikime, me aktorët e tjerë të real estate.
Elena Boriçi, zëvendës drejtoresha e përgjithshme e Entit Kombëtar të Banesave u shpreh se Panairi Ndërkombëtar Real Estate ishte një mundësi e mirë, për të prezantuar projektet e qeverisë shëptare për strehimin e qytetarëve, dhe mundësinë e shumta për të marrë një banesë me çmim preferencial.
Si për Entin e Banesave ashtu edhe për Dhomën e Noterëve, organizimi
i këtij eventi dhe temat që ishin zgjedhur për diskutim ishin të mirëmenduara dhe shumë të nevojshëm për palët e përfshira
Ndërsa premtuan se vitin tjetër do të paraqiten me më shumë projekte dhe më shumë informacione për të ndihmuar rinvestitorët dhe të interesuarit.
Një libër për historinë e Real Estate në Tiranë, Lefter Sina nderohet me çmimin e parë në panairin e pasurive të paluajtshme.
Lefter Sila, një nga ekspertët më të vjetër në sektorin e pasurive të paluajtshme, thotë se ka pritur 30 vite që të organizohej një panair i tillë.
Në edicionin e parë të Panairit Ndërkombëtar të Real Estate, Silla, nuk solli eksperiencën e tij vetëm përmes fjalëve, por të përmbledhura ato në një libër.
I titulluar ‘Reale estate në Tiranë’ Sila, tregon se në të ka të dhëna dhe shifra shumë të rëndësishmë për ata që duan të studiojnë dhe të dinë si ka ndryshuar tregu ndër vite.
‘’Është e pamundur të flasë për një punë 30 vjeçare në 30 min.
Kam një nostalgji të bukur, para 30 vitesh kam marrë pjesë në panairin e parë të organizuar nga Klik. Në libër është së prihistoria e lindjes së tregut të pasurive të paluajthsme.
Së dyti ka të bëj me punësimin në këtë sektor, dhe se si ky treg përmirëson jeten e njerëzve dhe investitorëve,’’- tha Silla në fjalën e mbajtur me rastin e promovimit të librit të tij.
Gjatë fjalës së tij në promovimin e këtij libri nuk munguan as këshillat për të gjithë ata që dëshirojnë të punojnë në sektorin e pasurive të paluajtshme. Sila tregoi se historinë se si arriti t’i bënte vend vetes dhe dëshirave të tij, në mes të të gjitha mangësive të rrugëtimit të tij të gjatë.
“Për arritje të mëdha në jete duhen përpjekje intuit dhe fat. Mua mu desh të punoja dhe studioja shumë, nderkohë qe jam përballur vazhdimisht nga vështirësitë e partisë duke me pushuar padrejtësisht nga puna, e më pas hyri në punë fati, u takova me një italian, i cili më mësoi hapat e para në përfshirjen e këtij biznesi”, u shpreh ai.
Përfundimin e edicionit të parë, drejtori ekzekutiv i NAREA, Reinaldo Pipiria e cilësoi si nisjën e jë rruge të re me më shumë sfida dhe me standard të larta. “Është vetëm fillimi i një rruge të gjatë. Falë besimit tuaj ne ja kemi dalë tu shërbejmë mbi 50 kompanive që morën pjesë.
Shërbyem përmes konferencave dhe diskutimeve për operatorët e tregut, por duke mos lënë pas konsumatorin’’ theksoi Pipiria. Ky edicion nuk mund të mbyllej pa vlerësimin e aktorëve dhe kontribuesve më të rëndësishëm të kësaj industie.
Çmimi i parë, për përpjekjet e vazhdueshme për vendosjen e standardeve në këtë treg ju dha me Lefter Silës, presidentit të ‘INF93 Real Estate’
Ndërsa çmimi për krijimin e Land Markut për modelin e biznesit, ju akordua ‘Balfin Real Estate’
Orion Construcion, u nderua me vlerësimin për zhvillimin e qëndrueshëm në rezidenca.
Veç çmimeve, kishte dhe certifikata për të gjithë ata që morën pjesë në edicionin e parë të këtij panairi, i cili duket se do të vij përsëri vitin tjetër më i madh e me më shumë pjesëmarrës.
Në ceremoninë përmbyllëse të Panairit që u përcoll me një atmosferë festive e morën fjalën dhe prëshëndetën, Eges Osmani nga Dhoma e Notereve; Elena Boriçi, zv drejtoreshë e përgjithshme e Entit Kombëtar të Banesave; Agron Krasniqi – Pro Real Estate, Prishtinë; Armela Juniku, brand meneger- Le Mem; Fllohe Vojka nga Centery 21; Igli Molla nga FF Imobilare; Ervin Demirxhiu nga Remax; Blerina Xhelili nga Make money organization; Brunilda Koçi nga Orion Construcion; Lefter Sila nga ‘INF93 Real Estate’ si dhe të ftuar të tjerë.




















