Pamje të turpshme nga Ballshi, qytetari: Dua t’i kujtoj kryeministrit se falë trimërisë të dëshmorëve shijon karrigen

675
Sigal

Dita e 5 majit në vendin tonë u është dedikuar Dëshmorëve të Atdheut, atyre personave që luftuan dhe dhanë jetën e tyre që Shqipëria të ishte një vend i lirë dhe sovran.

Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 Maji 1942, dita kur u vra nga fashistët, Qemal Stafa, i ri komunist aktivist i luftës Nacional Çlirimtare.

Por gjatë mesditës, së sotme redaksisë  JOQ Albania u ka ardhur një foto, që tregon kushtet  e  mjerueshme në të cilën janë varrezat e Dëshmorëve në qytetin e Ballshit.

Qytetari që e ka nisur shkruan se Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë së Ballshit nuk duhet ta harrojnë se falë gjakut të këtyre burrave vendi ynë është i lirë.

Po ashtu ai shkruan se falë, trimërisë së këtyre burrave pushtetarët e sotëm po shijojnë karriget nëpër zyrat e qeverisë dhe po vjedhin shqiptarët.

Mesazhi i plotë:

Përshëndetje JOQ.Albania të lutem postoje. Me këtë foto te varrezat e dëshmorëve në Ballsh dua ti kujtoj Kryeministrit dhe kryetarit të bashkis Ballsh se fal trimëris dhe gjakut të këtyre dëshmorëve shijojn karriget të qet nëpër zyrat e tyre.Jo vetëm kaq,por edhe vjedhin duke pasuruar brezat e tyre të ardhshëm.’’