Pamje apokaliptike në Durrës

539
Sigal

Lëkundje të forta sizmike u regjistruan mëngjesin e sotëm në vendin tonë. Pamjet në qytetin e Durrësit janë apokaliptike.

Nga tërmeti 6.4 ballë që tronditi vendin mëngjesin e sotëm një hotel është shembur totalisht në këtë qytet.

Raportohet se nën rrënojat e tij ka persona, por se sa nuk dihet. Nërkohë situata është e rënduar edhe në Thumanë. Një grua është nxjërrë e pajetë nga rrënojat.

Sipas iformacionit zyrtar deri më tani katër persona kanë humbur jetën, por pritet që bilanci të jetë edhe më negativ. Mësimi është pezulluar në gjithë vendi.