Pallatit i vunë tritolin, por Bashkia e Durrësit nuk e di: Shkoni jetoni aty, godina është e banueshme

505
Sigal

Banorët e një pallati në Shkozet panë me sytë e tyre se si godina ku kishin jetuar për vite me radhë u hodh në erë me tritol pasi u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit. Madje ata panë edhe se si u hoqën internet dhe zona u pastrua, por nuk mendon kështu Bashkia e Durrësit.

Banorët e mbetur pa shtëpi dhe mes katër rrugëve i kërkojnë bashkisë bonusin e qirasë në mënyrë që të gjejnë strehë diku tjetër, por këtu nis edhe pjesa komike e historisë.

Bashkia thotë se ata nuk e meritojnë bonusin e qirasë, pasi godina ku banonin, pikërisht pallati që u hodh në erë me tritol, ishte i banueshëm.

“Të 8 dhjetor këtij pallati i kanë vënë dinamitin dhe e hodhën në tokë, shkon në bashki dhe ju del në sistem se është i banueshëm”, shprehet një banor i pallatit.

“Ishim tek bashkia për të marrë bonuesin e qirasë dhe na thanë që është i banueshëm. Tani nëse është i banueshëm, të vijnë të na japin çelsat ose të presin shiritin e pallatit”, tregon një tjetër banore duke mos e kursyer ironinë ndaj kësaj situate të pakuptueshme.

“Jam banore prej 40 viteve këtu. Kam derdhur të gjithë djersën time bashke me burrin tani kam mbetur rrugëve me qira. Më datë 26 nëntor nuk kam nxjerrë asnjë lugë nga ky pallat”, vijon një tjetër banore.

Florian Tahiri nënkryetar i bashkisë thotë për “ABC News” se ka ndodhur një gabim njerëzor pasi pallatet e shembura nuk hidhen në sistem dhe për këtë arsye rezultonte gabimisht si i banueshem.

Banorët tregojnë se pallati i tyre është dëmtuar që nga tërmeti i 21 shtatorit, por edhe pse ata u ankuan pranë Bashkisë, nuk u mor asnjë masë. Në akt ekspetizën thuhej se pallati është dëntuar si pasojë e ndëhyrjeve që bizneset kanë bërë në katin e parë të pallatit. Sipas akt kontatimit objekti paraqet cedime dhe se muret mbajtese janë plasaritur dhe vende vene janë shkëputur nga kolona dhe trarët.

Por, bonusi i qirasë nuk duket të jetë i vetmi problem për banorët. Ata kërkojnë që qeveria t’ua ndërtojë pallatin në vendin ku ishte godina dhe jo gjetkë.

“Duam që pallati të bëhet këtu. Nuk e bëj dot jetën në Porto Romano se atje është zonë industriale”, thekson njëri prej tyre.

Fatmirëisht nga dëmtimi i këtij pallati në Shkozet nuk pati të lënduar. Por pas verikimit, ekspertet e shpallën pallatin të pabanushëm dhe vendosën shembjen e tij me tritol. /abcnews.al