Pallati nën baltë në Gjirokastër, banorët tentojnë të futen me forcë brenda

676
Kanë dalë në protestë mbrëmjen e sotme banorët e pallatit në Gjirokastër që rrezikon për tu shembur.
Edhe pse Bashkia e Gjirokastrës ka vendosur që ata të strehohen në banesa sociale derisa të zgjidhet ky problem, banorët janë shprehur të pakënaqur për këtë lloji zgjidhje.
Ata kanë tentuar që të futen në pallat, por nuk janë lejuar nga policia e rendit dhe ajo bashkiak, pasi kanë marrë urdhër nga kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami.
Rami ka kërkuar ndërhyrjen e qeverisë për zgjedhjen e këtij problemi, por ende nuk është bërë e mundur që të ndërhyhet për një zgjidhje përfundimtare lidhur strehimin e banorëve.
Sigal