Pallati është shpallur i pabanueshëm, banorët në Lezhë rrezikojnë jetën nga frika se i vjedhin

520
Sigal

Në disa pallate në Lezhë është vendosur perimetri i sigurisë, ndërsa bashkia Lezhë ka vendosur njoftimin se pallati është i pabanueshëm deri në një verifikim të dytë.

Po banorët tregojnë se që pas tërmeti kanë qëndruar sërish në apartamentet e tyre për shkak të frikës nga vjedhjet, edhe pse kanë shumë frikë të qëndrojnë.

Njëra nga banorët thotë se është e vetme dhe se kurohet nga depresioni, ndërkohë që i duhet të rrezikojë jetën duke qëndruar natën në banesë.

Një tjetër banorë tregon se në pallati 74 ku ai jeton nuk e dëmtoi as tërmeti i 79’, por ky i 26 nëntorit e ka bërë të pabanueshëm.

Ai thotë se qëndron natën në banesë, pasi nuk largohet dot për shkak se bashkëshorten e ka të sëmurë.

Grupet e inspektimit janë në terren dhe po bëhet verifikimet paraprake për të dalë në konkluzionet përfundimtare me ekspertët më të specializuar.