Pala shqiptare hesht – Resorti në Mal të Zi rrezikon Shkodrën

603
Projekti turistik “Porto Liqeni i Shkodres” që pret miratimin e Qeverisë së Malit te Zi, ka nxitur protesta të organizatave mjedisore në Podgoricë.

Gjithashtu shqetësimi për eko-resortin që përfshin një hotel, 30 vila luksoze me pishina, restorante, porte dhe një qendër tregtare, ka mbërritur deri në Parlamentin Europian, ku theksohet dëmi i rëndë që u shkakton vlerave eko-turistike të Parkut të Liqenit të Shkodrës.

Ndërkohë nga pala shqiptare deri tani është përcjellë me heshtje kjo situatë, për të cilën specialisti i mirënjohur i bujqësisë dhe mjedisit, Profesor Doktor Ahmet Osja, thote se duhet të nisë menjëhere takimi qeveritar me palën malazeze, pasi Liqeni i Shkodrës nuk mund të shfrytëzohet në mënyrë të njëanshme.

Ahmet Osja , Dr. i Shkencave: Liqeni i Shkodrës do institucion dy palësh. Të ulet në tavolinë, ngre probleme dhe zbaton detyra”

Profesor Osja, edhe me cilësine e ish ministrit të Bujqësise dhe Mjedisit, kujton se për Liqenin e Shkodrës ka marrëveshje te pashkruara dhe te shkruara me Malin e Zi, ndaj qeveria shqiptare duhet të kërkojë zbatimin e tyre.

E kontaktuar nga Ora News, Bashkia e Shkodrës shprehet se nuk ka asnjë informacion zyrtar dhe ka marrë informacion përmes medias rreth këtij projekti. Sipas saj i takon qeverisë shqiptare të ndërhyje për të kërkuar informacion në rrugë zyrtare. Hapesira e Liqenit të Shkodrës që lag dy shtetet ka një biodiversitet të pasur me 2.2 miliard metër kube ujë, 281 shpendë, 50 gjitarë dhe 48 lloje peshqesh. Eshtë shpallur zonë Ramsar qe nga vitit 1996, dhe mbrohet si e tille.
Sigal