Pakti për Universitetin / Konvikti i Gjirokastrës, gati vitin e ardhshëm akademik

1028
Sigal

Zëvendësministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë Z. Oltion Rrumbullaku ka inspektuar punimet e realizuara në konviktin e vajzave të Gjirokastrës, si pjesë e “Paktit për Universitetin” për rikonstruksionin e konvikteve në të gjitha qytetet universitare me qëllim përmirësimin e jetës studentore.

Ky konvikt parashikohet të hapet vitin e ardhshëm akademik dhe ka një kapacitet prej 130 studentesh. Rikonstruksioni i tij është mbështetur financiarisht nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Rikonstruksioni total i godinës ka përfshirë mobilimin e çdo dhome sipas kushteve më bashkëkohore, shtretër, dollapë, tavolina, karrige, mobilje, lavapjatë, furrë dhe pianurë, aspirator, frigorifer, televizor, si edhe gjithë pajisjet e shtratit (dyshekë, jastëkë, çarçafë, jorganë, batanije). Në çdo kat ka blloqe tualeti me sistem uji të ngrohtë, kaldajë, panel diellor me energji elektrike, si dhe nga një dhomë gatimi të kompletuar.

Konvikti ka gjithashtu një lavanderi me të gjitha pajisjet e nevojshme, mensë të kompletuar sipas të gjithë parametrave, izolim termik, sistem mbrojtjeje kundër zjarrit dhe dalje emergjence, mbulim me kamera i të gjitha ambienteve të brendshme e të jashtme, internet WiFi etj.

###

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2609904832599947&id=1980444878879282