“Paga e luftës”, në Shkodër 2358 aplikime

482
Sigal

Në Shkodër 2358 persona kanë aplikuar për pagën e luftës. Drejtuesja e Zyrës së Punës, thotë se gjysma e kërkesave janë shqyrtuar, ndërsa ata janë në pritje të udhëzimeve për paketën e dytë mbështetëse. Biznesi i madh e ka ndjerë më shumë pandeminë e Covid-19. Rozafa Zmijani, Drejtore Zyra e Punës, thotë se “Kryesisht shumica kanë ardhur në fund të marsit dhe vazhdojnë të vijnë edhe tani në prill. Shumica kanë qenë subjekte të mëdha, që nuk përfituan nga masa e parë”. Qeveria miratoi pak ditë më parë paketën e dytë mbështetesh që përfshin një kategori më të gjerë përfituesish. Zyrat e punës dhe tatimet janë ende në pritje të udhëzimeve për të sqaruar aplikantët e shumtë. “Unë uroj që të jetë më i mirë i mundshmi për punëtorët e larguar apo të pezulluar. Qytetarë të mbetur të papunë për shkak të masave kundër Covid-19 janë ankuar për mbështetjen”.