Deri tani, urdhri është për të kthyer në troje ndërtimi, 2000 hektarë pyje, toka, bregdet, breg-lumor e breg-liqenor e lëndina në zonat e mbrojtura, të cilët janë parqe kombëtare, parqe natyrore, monumente natyrore, zona me interes e kujdes ndërkombëtar, peizazhe të mbrojtura dhe rezervate të biosferës. Zonave nga do t’u ndryshohet statusi nga pyll, tokë, brigje detare, lumore e liqenore, në troje për zhvillime ndërtimore.
Një javë pasi deputetët e PS, votuan në parlament ligjin që do betonizojë zonat e mbrojtura, Edi Rama, oligarkët dhe trafikantët ndërtues që ka rreth vetes e klientë të huaj me kompani offshore, kanë nisur operacionin për të shqyer e grabitur pjesët që duan.Informacioni i siguruar nga “Pamfleti”, thotë se kryeministri Edi Rama, ka urdhëruar 4 ministrat: Ervin Mete të Financave; Bledi Gonxhja të Ekonomi-Kulturë-Inovacionit; Anila Denaj të Bujqësisë dhe Mirela Kumbaro të Mjedis-Turizmit, të bëjnë gati një projekt-vendim të përbashkët, për të kthyer në troje ndërtimi sipërfaqe të para-caktuara në zonat e mbrojtura.
Deri tani, urdhri i kryeministrit, është për të kthyer në troje ndërtimi, 2000 hektarë pyje, toka, bregdet, breg-lumor e breg-liqenor e lëndina në zonat e mbrojtura, të cilët janë parqe kombëtare, parqe natyrore, monumente natyrore, zona me interes e kujdes ndërkombëtar, peizazhe të mbrojtura dhe rezervate të biosferës.
Katër ministrave u është dhënë lista me zonat e sipërfaqet brenda tyre, të cilave do t;u ndryshohet statusi nga pyll, tokë, brigje detare, lumore e liqenore, në troje për zhvillime ndërtimore.
Ja zonat dhe sipërfaqet e para të mbrojtura, që do kthehen në zona ndërtimore:
- Te Syri i Kaltër-Delvinë, me sipërfaqe 180 hektarë, do kthehen në ndërtimi 100 hektarë.
- Në parkun e Llogarasë, me sipërfaqe 1010 hektarë, do kthehen në ndërtimi 120 hektarë.
- Në parkun e Thethit me sipërfaqe 2630 hektarë, do kthehen në zonë ndërtimi 120 hektarë.
- Në parkun Qafë Shtamë, me sipërfaqe 2000 hektarë, do kthen në zonë ndërtimi 80 hektarë.
- Në parkun e Prespës, me sipërfaqe 27 mijë hektarë, do kthehen në zonë ndërtimi 100 hektarë.
- Në parkun Divjakë-Karavasta, me sip. 22 mijë hektarë, do kthehen zonë ndërtimi 220 hektarë.
- Në parkun e Dajtit, me sipërfaqe 29 mijë e 216 hektarë, do kthehen zonë ndërtimi 70 hektarë.
- Në parkun e Lurës, me sipërfaqe 1280 hektarë, do kthehen në truall e zonë ndërtimi 38 hektarë.
- Në Karaburun-Sazan, me sip.12 mijë e 428 hektarë, do kthehen në zonë ndërtimi 330 hektarë.
- Në parkun Pishë-Poro, me sipërfaqe 1500 hektarë, do kthehen në zonë ndërtimi 200 hektarë.
- Në parkun Rrushkull, me sipërfaqe 650 hektarë, do kthehen në zonë ndërtimi 90 hektarë.
- Në parkun Liqeni Shkodrës, me sip. 26.5 hektarë, do kthehen në zonë ndërtimi 19 hektarë.
- Në parkun Kune-Vain-Tale, me sip. 4393 hektarë, do kthehen në zonë ndërtimi 80 hektarë.
- Në Patok-Fushekuqe-Ishem, me sip. 5000 hektarë, do kthehen në zonë ndërtimi 80 hektarë.
- Në parkun Liqeni Ulëz, me sipërfaqe 4200 hektarë, do kthehen në zonë ndërtimi 50 hektarë.
- Parku Liqeni Pogradec, me sip. 27 mijë e 323 hektarë, do kthehen në zonë ndërtimi 90 hektarë.
- Në Karavasta-Pisha Divjakë, me sip. 20 mijë hektarë, do kthehen në zonë ndërtimi 123 hektarë.
- Parku Çukë-Butrint-Kepi Stillo, me sip.13.5 mijë hektarë, do kthehen në zonë ndërtimi 90 ha.
Skema e copëzimit dhe grabitjes së zonave të mbrojtura, u deklarua nga ministrja e Turizëm-Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila tha se janë paracaktuar “pikat e vogla” të sipërfaqeve ku do bëhen ndërtime; deklaratë që fakton, se pazaret dhe listat e ndërtuesve përfitues, janë bërë para hartimit të ligjit sipas orekseve të secilit.