Pa drita, banorët e Oblikës në protestë: S’kemi para t’i paguajmë

445
Banorët e fshatit të Oblikës kanë bllokuar këtë të mërkurë aksin nacional Shkodër- Muriqan për disa minuta në shenjë proteste për ndërprerjen e energjinsë elektrike nga OSHEE pasi rezultojnë debitorë.
Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë për të bërë zbllokimin e aksit rrugor si dhe normalizimin e qarkullimit në segmentin që lidh vendin tonë me Malin e Zi. Banorët deklarojnë se do vijojnë protestat pasi nuk kanë të ardhura për të paguar faturat e energjisë.
Banorët e pallateve në Oblikë në njësinë administrative të Anës së Malit rezultojnë debitorë, ndërsa shifrat janë të konsiderueshme.
Sigal