OSHEE: Sot dhe nesër ndërprerje të energjisë në Tiranë, ja zonat

423
Disa zona të kryeqytetit do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike, për shkak të punimeve që po kryen për mirëmbajtjen e rrjetit. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se në datat 17-18 shtator do të ndërpritet energjia elektrike në nënstacionin “Traktori” në Tiranë, për shkak të punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.
Zonat ku do ndërpritet energjia
Sot, në datën 17 shtator, në intervalin kohor 09:00-13:00, nuk do të kenë energji disa zona në Tiranë:
Rruga “Mihal Grameno”, rruga “Sali Nivica”, zona afër Poligrafikut, rruga “Sitki Çiço”, zona tek “Kodra e Priftit” dhe subjekti privat “Sina”.
Ndërsa nesër, në datën 18 shtator, në orarin 09:00-13:00 nuk do të ketë energji elektrike në këto zona në Tiranë:
Rruga “Todi Shkurti”, pranë zonës “Depo e ujit”, antenat televizive në Dajt, vilat qeveritare në Dajt , pranë ish-Sanatoriumit dhe te “Qyteti Studenti”.
Sigal