OSHEE rikthen pagesën me këste të dritave, ja përfitimet

516
OSHEE ka rikthyer skemën e pagesave me këste të energjisë për qytetarët dhe bizneset debitore. Për familjarët, skema parashikon ndarje të kësteve në mënyrë të barabartë, në varësi të shumave. Në rast se familjari e paguan të gjithë detyrimin njëherësh, i ulet kamatëvonesa me 70 %. 
Në rast se abonenti do të paraqitet brenda 6 muajve nga firmosja e akt-marrëveshjes për të paguar detyrimin, atëherë do të përfitojë 50% të reduktimit të kamatës në datën e mbylljes së detyrimit. 
Oferta e heqjes së kamatës është deri në 31 dhjetor. Përfitues do të jenë të gjithë debitorët e energjisë që kanë krijuar borxhe me mospagesat e tyre deri në 31 korrik të këtij viti. OSHEE kërkon në rastet e autorizimeve karta ID të të dyja palëve, së bashku me autorizimin me shkrim, kopje e librezës ose e faturës së fundit dhe në rastet kur mbajtësi i kontratës në sistem nuk është i njëjtë me personin që është mbajtësi, atëherë kërkohet dhe dokumenti i pronësisë në një nga format ligjore të tyre që janë parashikuar në procedura,
Sigal