OSHEE njofton qytetarët: Nesër këto zona të Tiranës do të mbeten pa energji elektrike

201
Sigal

OSHEE ka njoftuar qytetarët se ditën e nesërme do të ndërpritet energjia elektrike në disa zona të Tiranës, për shkak të punimeve për mirëmbajtjen e kabinave.

Njoftim për abonentët Tiranë:

Stakim, 12 gusht

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave me qëllim përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike, në datën 12 gusht do të stakohet energjia gjatë intervalit kohor 09:00-17:00.

Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë:

Pjesërisht: Pallatet pranë shkollës “Ibrahim Rugova”, bulevardi “Blu”, zona pranë Kompleksit Sportiv Kamëz, rruga “Thoma Koxhaj”, zona fushë “Misto Mame”, rruga “Irfan Tomini” pranë hotel “Diplomat”