OSHEE: Ja ku mungon energjia, vijojnë problemet pas përmbytjeve

339
Tre ditë pas përmbytjeve vazhdon ende problemi i furnizimit me energji elektrike në të gjithë vendin. Kompania edhe pse thekson se po vijon punën ende nuk duket një përmisim i situatës.
Këtë të martë sipas OSHEE mbeten me defekt 55 fidera pjesa më e madhe prej të cilave, furnizon me energji elektrike zonat rurale.
Zonat pa energji janë:
Tirana me zonat: Kinostudio, Valias, Sauk, Vorë, Ibë, rrg. Jordan Misja, Shinat e Trenit, Kinostudio , Yrshek.
Fieri me zonat: Dermenas, Lepenicë, Cakran, Sheq i Vogël, Xhuherinë , Gorisht, Himarë, Qeparo
Burreli me zonat: Gurrës, Peshkopi, Fushë Kuqe
Shkodra me zonat: Koman, Kacinar, Midë, Zejmen, Dajc, Postribë
Berati me zonat: Potom, Kucovë, Starovë
Kukësi me zonat: Kalimash, Cahan, Rexhepaj, Lekbibaj
Korca me zonat: Trebinjë, Barmash, Voskopojë, Vithkuq, Pirg
Gjirokastra me zonat: Ballaban, Lekël, Sukë, Gjirokastër, Lazarat , Petran, Delvinë.
Durrësi me zonat: Spitallë, Kënetë, Ura e Gjolës, Fushë-Krujë
Elbasani me zonat: Bradashesh, Rrrasë 
Sigal