Ortakët “Bankers-Soros”, detyrojnë kryeministrin Rama të paguajë dëmet e tyre me taksat e shqiptarëve. Përse?

523
Përparim HALILI
Shteti nuk nxjerr urdhër sekuestrimi të llogarive bankare, për të shlyer dëmet që ka shkaktuar në pasuritë e banorëve dhe të shtetit 
Me një komunikatë të përsëritur 11 herë në 3 vitet e fundit, por që e quan “VKM”, paçka se është një copë letër pa vulë, pa firmë, pa datë, pa numër protokolli dhe i pa diskutuar dhe i pa miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama e quan “të mbyllur dhe të zgjidhur” problemin e Zharrëzës. Nuk e dimë se si e kanë quajtur banorët që marshuan 120 kilometër në këmbë deri tek zyra e kryeministrit në Tiranë, për të kërkuar të drejtën e tyre, por një gjë është publikuar nga vetë kryeministri: Shteti do paguaj me buxhetin e tij, gjithë dëmtimet e banesave që kanë shkaktuar në Zharrëz ortakët “Bankers-Soros” , me shpimet e tyre për naftë, nëpërmjet shpërthimeve me metoda të ndaluara në gjithë botën, me përjashtim të zonave naftë-mbajtëse ku nuk banojnë njerëz dhe nuk as toka bujqësore, as parqe të gjelbëra e kafshësh dhe as rrjete ujësjellësi! Shtrohen disa pyetje konkrete… 

1. Përse, kryeministri e ka lejuar dyshen “Bankers-Soros të shkatërroj jo vetëm qendrat e banuara, por edhe zonën nëntokësore naftëmbajtëse në Patos-Marinzë? 

2. Përse hesht e nuk përmend emrin “Bankers”? 
3. Çfarë pazaresh ka bërë me këtë dyshe mafioze që prodhon 476 milionë euro naftë në vit? 
4. Përse nuk e ndalon veprimtarinë e saj kriminale ndaj mjedisit dhe pasurive e jetës së banorëve të zonës? 
5. Përse nuk i sekuestron llogaritë bankare, për të shlyer dëmet që ka shkaktuar në banesat dhe pasuritë e banorëve e të shtetit? 
6. A e detyruan kryeministrin, ortakët “Bankers-Soros”, që të paguaj dëmet e tyre, me taksat e shqiptarëve. Përse? 

7. Ku e gjen fuqinë mafia “Bankers-Soros dhe përse kryeministri shqiptar, nuk ka fuqi të veprojë sipas ligjit dhe kontratës koncesionare, për të cilën, kur ishte në opozitë, ulërinte se do ta anulonte e se do të përzinte me shkelma kompaninë mafioze “Bankers” (sipas Edi Ramës në opozitë), por që prej afro 4 vitesh në pushtetin e tij… karvani “Bankers” po shkon i qetë përpara?! 

8. A duhej ndalur metoda kriminale me shpërthime shkatërruese, apo duhet ndalur krejt veprimtaria kriminale ekonomike e “Bankers-Soros” në sektorin e naftës? përse nuk publikohet kontrata koncesionare? 
9. A ka bërë kryeministri Rama, “modifikime” në këtë kontratë, në favor të “Bankers”? 
10. A është miratuar në qeveri, shitja e aksioneve të koncesionit tek “Soros: në masën 20%? 
11. A lejon ligji shqiptar , që fondacionet e huaja të blejnë psuri ekonomike strategjike shtetërore? 
12. A akne firmosur anëtarët e këshillit të ministrave për kalimin e 20% të aksioneve të “bankers” në pronësi të “Soros”? 
13. A paguan detyrime fiskale ortakëria “bankers-Soros” në shtetin shqiptar? 
14. A ka ndonjë njoftim të ministrisë së Financave, për të detyruara këtë kompani mafioze të shlyej detyrimet fiskale në shtet? 
15. Çfarë importesh kryen “bankers-Soros”, jashtë përcaktimeve në kontratë dhe cilat janë duart brenda kupolës së “Rilindjes:, që i firmosin këto importe?
këtyre pyetjeve, gazeta “Telegraf” do t’u jap përgjigje në vazhdim, nëpërmjet një investigimi te detajuar, që ka realizuar për këtë skandal-krim…
Sigal