Orët e punës për të cilat jepet pagesë kanë ardhur në rritje gjatë 2016-2020

113
Sigal

Orët e punës që paguhen gjatë një viti për një punonjës kanë ardhur në rritje nga viti 2016 në vitin 2020, sipas të dhënave nga anketat që ushtroi INSTAT për përllogaritjen e kostove të punës.

Një punonjës u pagua mesatarisht në një vit për 2362 orë punë në 2020 ose 189 orë (9%) më shumë se në vitin 2016.

Anketat e INSTAT përllogarisin se, punonjësit në aktivitetet administrative dhe shërbimet mbështetëse kishin rritjen më të madhe të orëve të paguara në vitin 2020 me rreth 2385 orë në vit ose 18 për qind më shumë se në vitin 2016 ku paguheshin për 2172 orë pune.

Orët e paguara të punës për punonjës u rriten me 15 % për punonjësit e akomodimit dhe restoranteve duke arritur në 2446 orë të paguara në vit në vitin 2020 nga 2130 orë në vitin 2016.

Por më shumë orë pune të paguara gjatë vitit aplikohen ndaj punonjësve të ndërtimit. Një punonjës në këtë sektor u pagua për 2446 orë në vit më 2020 nga 2204 orë në vitin 2016 me një rritje 11 për qind nga 2016.

Numrin më të madh te të punësuarve me pagë e kanë sektorët e Industrisë Përpunuese, Tregtisë me Shumicë e Pakicë dhe Arsimit.

Kostoja mesatare orare për njësi pune me kohë të plotë është më e lartë në ndërmarrjet jo-bujqësore me 1000 e më shumë të punësuar me pagë, rreth 490 lekë dhe më e ulët për ndërmarrjet jo-bujqësore me 10-49 të punësuar me pagë, rreth 360 lekë.

Sipas aktivitetit ekonomik, kostoja mesatare orare për njësi pune me kohë të plotë, është më e lartë në Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit 756 lekë dhe më e ulët në Aktivitetet e Akomodimit dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit 245 lekë, industrinë përpunuese 272 lekë dhe aktivitetet e furnizimit me ujë, aktiviteteve të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, rregullimit 281 lekë.

Krahasuar me Anketën e vitit 2016, në anketën e vitit 2020, për aktivitetet e Ndërtimit dhe Aktiviteteve profesionale, Shkencore dhe teknike, rritja e kostove të punës është më e madhe se në sektorët e tjerë për shkak të shpenzimeve më të mëdha për paga, sigurime shoqërore dhe shpenzimet e tjera të paguara nga punëdhënësi.

Për aktivitetet ekonomike industri, Ndërtim dhe Shërbime, kostoja orare mesatare për njësi pune me kohë të plotë në Shqipëri është më e ulët se në vendet anëtare dhe kandidate të BE. Kostoja orare mesatare për njësi pune me kohë të plotë në vendin tonë është 3,1 euro. Më pas renditen shtete si Serbia dhe Bullgaria me kosto orare mesatare për njësi pune me kohë të plotë përkatësisht 6,2 dhe 6,5 euro. Norvegjia dhe Danimarka kanë koston mesatare orare më të lartë përkatësisht 47,3 dhe 45,3 Euro.

Orët e punës për të cilat jepet pagesë kanë ardhur