Operacioni ne Shkoder – Fsheh pakot me kanabis në dyert e makinës, do i nxirrte nga Muriqani

509
Një 27 vjeçar nga Paskuqani i Tiranës tentoi të kalonte 10 kg kanabis sativa nga pika kufitare e Muriqanit.

Droga në 12 pako ishte fshehur në dy anësoret e poshtme të dyerve të automjetit dhe është zbuluar nga policia më 21 mars 2017 pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Personi i arrestuar është Arel Bitri.

“Arrestimi i tij u bë pasi nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të detajuar, në mjetin tip “Volkswagen” me targë AA108PF, në dy anësoret poshtë dyerve të automjetit, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale: 12 pako me peshë 10 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa. Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shtetasi i mësipërm kishte si destinacion vendet e BE” informon policia e Shkodrës.

Materialet proceduriale iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve” i parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal
Sigal