Operacioni në Rrëshen: Përfundon peshimi i lëndës narkotike, u sekuestruan 4.2 ton hashash

486
Sigal

Përfundon
peshimi i lëndës narkotike që u sekuestrua dje nga policia në një magazinë në
Rrëshen. Plot 4238 kg hashash në proces tharje është gjetur në punishten ku u
arrestuan në flagrancë 22 shtetas, mes tyre gra dhe fëmijë. Nga ky operacion po
procedohen penalisht në gjendje të lirë 9 persona si dhe u shpall në kërkim
pronari i magazinës.

“Në vijim të operacionit
anti-cannabis “Befasia” të nisur dje në Rrëshen -Mirditë, ku u arrestuan 22
shtetas, u proceduan penalisht në gjendje të lirë 9 shtetas dhe u shpall në
kërkim pronari i magazinës, para pak minutash ka përfunduar peshimi total i sasisë
së lëndës narkotike të sekuestruar. Nga peshimi rezultoi se në magazinë kishte
4238 kg bimë narkotike cannabis – sattiva në proces tharje e përpunimi. Sasia
bimore narkotike e sekuestruar është magazinuar.

Grupi hetimor në bashkëpunim me
Prokurorinë po vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj
veprimtarie.”, thuhet në njoftimin e policisë.