Operacioni “LUX”, arrestohet një 27-vjeçar në Shkodër

493
Në vijim të operacionit të koduar “LUX” të nisur në fillim të muajit prill të këtij viti ku u sekuestruan 19 mjete luksoze të vjedhura dhe u arrestuan 11 persona, nga Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të paligjshme në Shkodër, është bërë e mundur ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim, Urim Selçetaj, 27 vjeç, banues në Koplik Malësi e Madhe.
Sipas policisë ndalimi i këtij shtetasi është bërë pasi më datë 7 prill të këtij viti Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka urdhëruar ndalimin e tij për veprën penale “trafikimi i mjeteve motorike”. Aksioni i policisë së Shkodrës zhvilluar katër muaj më parë bëri të mundur zbulimin e një rrjeti trafiku të automjeteve të vjedhura në vendet e rajonit e më gjerë si Mali i Zi, Bosnje, Kroaci, Itali e Francë.
Këto automjete mësohet se kanë hyrë në Shqipëri me numra shasie të ndryshuara nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitare të Hanit të Hotit. Më pas automjete pasi bënin çdoganimin arrinin të pajiseshin me targa të rregullta. Automjetet në fjalë u patën bllokuar në qytete të ndryshme të vendit si Sarandë, Tiranë, Laç e Shkodër.
Sigal