Operacioni “Kodrina”, 49 vjeçarit i gjenden 50 kg kanabis në banesë

319

Një sasi prej 50 kg kanabis sativa është
sekuestruar nga policia e Tiranës në kuadër të një operacioni të koduar
“Kodrina”.

Në pranga përfundoi 49 vjeçari
Fatmir Halili, banues në Tiranë.

Policia sqaron se lënda narkotike
është gjetur në banesën e 49 vjeçarit të arrestuar, e cila ishte ndarë në disa
thasë.

Më konkretisht, policia ka
sekuestruar përveç thasëve edhe 9 pako të paketuara me letër natriban, disa
degë bime të dyshuar kanabis sativa m me peshë të përgjithshme 50 kg.

Materialet proceduriale i’u
kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale
“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.