Operacioni – Kapen 1.5 ton drogë në Vlorë, trafikantët u fshehën në pyll

515
Sigal

Policia Kufitare e Vlorës ka sekuestruar plot 1.5 ton kanabis. Operacioni po zhvillohet nga toka dhe ajri për kapjen e trafikantëve të cilët mendohet se janë fshehur në pyll. Lënda narkotike u zbulua ne Zvernec, ne plazhin midis Petroliferes dhe Triportit, nga shërbimet e policisë kufitare, ndërsa u bllokuan një kamionçine e markës ‘IVECO’ e hapur nga mbrapa brenda se cilës u konstatuan pako te mëdha te mbështjella të mbushura me kanabis. Në afërsi te kamionçinës u gjet nga policia dhe mjeti tip fuoristrade tip ‘Toyota’ me targa CA4816BY, ndërsa në det u pa një mjet lundrues i cili lëvizi brenda Gjirit të Vlorës.

Nga kontrolli zonës nga policia, në pyll u konstatua edhe një karel transportues mjetesh lundrues me distance rreth 100 m nga kareli, ndërsa u gjet i braktisur një automjet tip Land Rover.

Menjëherë u njoftua Policia Vlorë si dhe Delta Forcë për kontrollin nga toka dhe deti për kapjen e mjetit lundrues.

Lënda narkotike dhe mjetet e gjetura ne vendngjarje ju kaluan për veprime te mëtejshme specialisteve te Seksionit Narkotikeve ne DVP Vlore për veprime te mëtejshme.

Ndërkohe, vijon operacioni për kontrollin dhe kapjen e personave te përfshirë ne ketë aktivitet kriminal si dhe për kapjen dhe sekuestrimin e mjetit lundrues.