Operacioni antidrogë në Vlorë / Gratë e arrestuara japin dëshminë

262
Sigal

Në seancën e kësaj të mërkurë ku 27 personat e arrestuar në Vlorë në kuadër të një operacioni antidroge janë lënë në burg.

Burimet bëjnë me dije se nga përgjimet e bëra në lidhje me këtë ngjarje rezultojnë se dy nga femrat që kanë qenë prezente dhe që u njohën me masën e sigurisë kanë dhënë dëshminë e tyre.

Ato kanë konfirmuar se kanë parë disa persona që kanë qenë të veshur si policë me rroba të errëta dhe janë fshehur.

“Vrapuan kot, nuk ishin policë por ishin të zotët e parcelave”, kanë thënë ato.

Sipas hetimit paraprak rezulton se gratë kanë punuar për pastrimin e 48 kg lëndë narkotike kanabis sativa të sekuestruar gjatë operacionit policor ” Çepraku” , ku u ndaluan dy persona si dhe sekuestruan veç lëndës narkotike edhe një pistoletë dhe dy armë gjahu. Aksion që inicioi hetimin dhe solli pezullimin e ish shefit të komisariatit të Vlorës dhe Himarës.

Ndërkohë policia lokale ka shoqëruar për marrje në pyetje disa familjarë të të ndaluarve, të cilët kryesisht rezultojnë të kenë dijeni mbi rrethanat e zhvillimit të ngjarjeve dhe rezultojnë “aktivë” në përgjimet telefonike dhe ambientale.