Operacioni anti-drogë në Shkodër, arrestohet 47-vjeçari, në kërkim dy autorët e tjerë

314

Policia
e Shkodrës ka arrestuar një nga tre autorët e dyshuar të shpallur në kërkim në
lidhje me operacionin e zhvilluar dy ditë më parë ku u sekuestruan rreth 50 kg
lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva, 250 bimë në proces tharje dhe 2
armë zjarri automatike.

Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore
të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative,
u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes, kapja dhe arrestimi i shtetasit:

– Pllumb Shpati, 47 vjeç, banues në Shkodër

Në banesën e tij dhe të shtetasit
L.SH. në fshatin Megulle, Shkodër u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e
provës materiale:

– rreth 39 kg lëndë e dyshuar
cannabis sattiva

– 250 bimë në proces tharje të cilat u asgjësuan me anë të djegies

– një automatik mod. 56 me krehër me 30 fishekë

Materialet i kaluan për veprime të
mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Prodhimi
dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e
armëve luftarake dhe municionit”.