“Oktapodi” i rrugëve të jugut Dhimitër Nasi, përveç Haxhinastos e Xhikës ka futur në “tentakula” edhe drejtësinë

653
Prokuroria ka nisur hetimet për dy zyrtarët e të lartë të rrugëve Haxhinasto-Xhika dhe urojmë që në zbatim të drejtësisë ata të “paguajnë” me burgim për 123 jetët që kanë shuar, për 389 invalidët që kanë shkaktuar dhe për 12 milionë euro pasuri publik e private që kanë shkatërruar me tenderët e rrugëve, 60% e të cilëve janë me dosje e punime fiktivë! 
Aksidenti tragjik rrugor me përmbajte të plotë krimi zyrtar me tenderët, që ndodhi në Rrogozhinë me humbje jete të dy fëmijëve 5 e 3 vjeç, çoi në pranga 3 zyrtarë të vegjël firmosës të dosjeve, por jo urdhëruesit dhe shkaktarët e krijimit të kushteve të ndodhjes së aksidentit, konkretisht ministrin Haxhinasto dhe drejtorin e rrugëve Dashamir Xhika, të cilët me paramendim e aferë korruptive-klienteliste ndryshuan e shkatërruan projektin e rrugës, për interesa të biznesit të vartësit e ortakut të tyre në pazaret me tenderët e rrugëve. Prokuroria ka nisur hetimet për dy zyrtarët e të lartë të rrugëve Haxhinasto-Xhika dhe urojmë që në zbatim të drejtësisë ata të “paguajnë” me burgim për 123 jetët që kanë shuar, për 389 invalidët që kanë shkaktuar dhe për 12 milionë euro pasuri publik e private që kanë shkatërruar me tenderët e rrugëve, 60% e të cilëve janë me dosje e punime fiktivë! Zullumi i aferave me tenderët e rrugëve, që ka si praktikë ndryshim të projekteve dhe abuzimet me fondin e investimeve (vjedhjen e miliardave) është një moçal korrupsioni e krimi ekonomik-financiar, që prej 3 vitesh në drejtimin e bandës “Haxhinasto-Xhika” po thellohet, po mbushet e po qelbet me afera të pista! Nëpër rrugët që administron Ministria e Transporteve dhe ARRSH, vriten përditë njerëz prej aksidenteve për shkak të cilësisë, të mungesës së sinjalistikës, të pasigurisë teknike e mbrojtëse të rrugëve, të ndriçimit etj! 

Dje, për shkak të rrugëve “rrangallë” por që kanë përlarë miliarda me tendera fiktive nga Drejtoria e Rrugëve Gjirokastër, ndodhi një tjetër aksident i rëndë rrugor në aksin Fier-Levan, i cili për shkak të krimit me rrugën “vrau” një njeri dhe plagosi e rrezikoi jetën e 13 studentëve. Ndodhi për shkak të krimit që drejtori rajonal Rrugor dhe “çeta” e “jeniçerëve” të tij që firmosin letra fiktive, i ka bërë rrugës e cila figuron “me standarde dhe investuar” në dosjet e tenderëve korruptiv të firmosur prej drejtorit rajonal rrugor dhe “bekuar” prej dyshes së “zhytur” në korrupsion Haxhinasto-Xhika. Ndërsa edhe dje një qytetar humbi jetën për shkak të krimit financiar e aferave me rrugët, drejtori rajonal nuk u arrestua, zyrtarët e rajonit rrugor që kanë firmosur letra fiktive për “punime e mirëmbajtje me standarde” nuk u prangosën, ministri dhe drejtori i rrugëve që çelin fonde, që akordojnë fonde e që firmosin fiktivisht dosje tenderimesh të këtyre fondeve, lihen të lirë, paçka se janë shefat e krimeve me rrugët!!! Nëse ka një drejtues dhe bandë rrugësh që duhet çuar urgjent në pranga për shkak të krimeve me rrugët, ky është drejtori Rajonal rrugor në Gjirokastër Dhimitër Nasi dhe vartësit e “bazhibozukët” që firmosin letra false e shtj-blerje tendërësh.

 Ky drejtues që noton në “moçaliN” e abuzimeve me rrugët rajonale jugore e kë tjetërsuar autoritetin rajonal rrugor në “ndërmarrje funerale”, ku çdo javë vriten njerëz prej aksidenteve që kanë si shkak krimin që ai deh çeta e tij kanë bërë e vazhdojnë të bëjnë me rrugët. Mjafton të hapësh dosjet e investimeve dhe procedurat e prokurimeve dhe zbulon këtë krim të ëbrë prej “Espinozës” Dhimitër Nasi, të përjetshmit të posteve të larta shtetërore drejtuese që prej mëse 35 vitesh, ku natyrisht gradohej edhe ëpr “kontribute të tjera” që i “arkivonte” tek një nga vrimat e shkëmbit të Përmetit dhe tek një nga këmbët e Urës së Këlcyrës! Gazeta “Telegraf” ka denoncuar publikisht me fakte skandalet e këtij drejtori me rrugët, por drejtësia po hesht, prokuroria nuk po vepron edhe pse kemi publikuar jo vetëm krimet ekonomike-financiare me tenderët, por bashkëveprimin e këtij drejtori me Gjykatën Administrative të Gjirokastrës, lidhur me falsifikimin e një vendimi për një tender 313 milionë lekë, dhënë me klientelizëm një firme familjare të agallarëve të Drejtorisë së Përgjithshme të rrugëve, duke përdorur dy vendime për një vendim: Njëherë është dhënë me “formë të prerë”, njëherë është dhënë “me ankimim në apel”, firmosur e vulosur prej kancelares së kësaj gjykate Dhurata Abazi dhe futur në dosje zyrtare të tenderit prej drejtorit Dhimitër Nasi, me të dy variantet dhe përdorur sipas lojërave që bënte me firmat fitues ee humbëse të tenderit, me KPP, me drejtorinë e Rrugëve dhe me prokurorinë! ky bashkëveprim në falsifikim dosjesh e dokumentesh zyrtare edhe të vendimeve të gjykatave, dëshmon se “Oktapodi” i rrugëve të jugut Dhimitër Nasi, përveç Haxhinastos e Xhikës ka futur në “tentakula” edhe drejtësinë e cila nuk duhet të hesht e në këtë rast i bëjmë thirrje shërbimit të anti-krimit ekonomik, prokurorisë, Ministrit të Drejtësisë e KLD, të nis urgjent zbardhjen e dosjes së krimeve me rrugët e rajonit rrugor, duke e nisur nga hetimi i vendimit me dy versione, të lëshuar prej Gjykatës Administrative të Gjirokastrës!
vijon
Sigal