OKB paralajmëron: Bota do të përjetojë katastrofën e re, pas pandemisë së COVID

436
Sigal

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka parlajmëruar për një tjetër rrezik që i kanoset botës veç pandemisë së koronavirusit.

Katastrofa e gjeneratave është sfida e re që bota duhet të përballen me mbylljen e shkollave për shkak të frikës së përhapjes së Covid-19.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres paralajmëroi të martën botën se po përballet me një katastofë të gjeneratave dhe theksoi se rikthimi i studentëve të gjallë, të shëndetëshëm në shkolla duhet të jetë një prioritet absolut.

“Tani ne përballemi me një katastrofë gjenerative që mund të harxhojë potencialin e pashprehur njerëzor, të minojë përparimin e dekadave dhe të përkeqësojë pabarazitë e ngulitura,” tha Guterres ndërsa filloi një fushatë të KB “Mbrojeni të ardhmen tonë”.