Sigal

Për motive ende të panjohura një 47-vjeçar nga Gramshi ka goditur me grushte një punonjës policie. Sipas policisë lokale autori i sulmit është  Ardian Elezi, banues në lagjen “Sporti” të Gramshit, i cili është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.

Të njëjtat burime saktësojnë se Elezi fillimisht e ka ofenduar dhe më pas e ka goditur punonjësin e policisë shtetasin D. T., 54 vjeç, banues në Gramsh, i cili ka qenë në krye të detyrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.