Odise Çaçi : Kur titullarët vrapojnë të të nxjerrin në pension

-Intelektuali në pension apo në punë nuk duhet të hesht

  • Fjala është si jehona, që diku përplaset dhe kthehet , por kjo është jeta në komunitet

 

Sigal

Me kalimin e kohës mosha bën të sajën. Po troket mosha e tretë. Shpesh thuhet se vetmia të ndjek, por unë them, jo.Tani mënçuria është pjekur tej mase, jam ai që duhet të jem sot. Nuk ulem më me lajkatarët dhe me ata që gënjejnë tërë ditën. Jo nuk ulem me gënjështarët e mashtruesit. Tani i dalloj njerëzit nga larg dhe në mënyrë graduale ,po i shmag këta njerëz të bezdisshëm dhe arrij të çlirohem nga lëndimet shpirtërore të panevojshme…Kur isha në universitet 3 muaj para se të dilja në pension më thirri titullari i institucionit e më tha :” Në janar del në pension”.Dakort i them…E kisha menduar, por gjithçka ishte gati, sikur nuk kisha punuar 16 vjet në atë institucion me shumë kontribute, leksione, seminare, konferenca, referate, studime, tekste dhe 45 vjet në arsim, praktikat mësimore etj……Asnjë fjalë, sikur ai nesër nuk do dilte në pension…Vjen me një përvojë, ikën me më shumë përvojë, por me zero vlerësim…Kur pyeta drejtuesin e nivelit më të ulët më tha:”Se titullari i kishte thënë që të hidhja kujtimet!”….një këshillë i një të jashtmi…

Por unë , punova dhe tre vjet në një universitet privat dhe dy vjet jashtë vendit në një universitet me emër…Dhe kur u propozova një libër të Xhon Merimanit, për Historine e Mesjetës, më thanë se do vazhojme me këto që kemi…etj.

Dhe tani kam filluar dhe hedh kujtimet e mia të moshës fëminore, gjimnaz, universitet, ushtri, në punë , në universitet deri në daljet në pension. Duhet të theksuar se unë nga viti 1964 e deri sot mbajë ditar ditor, i cili më ka ndihmuar për të zbërthyer ngjarje e data të rëndësishme nga jeta ime…• Rraki e Verë, pi vetëm në evente të rëndësishme me miq e shok të vërtetë, të cilët sot janë sa gishtat e dorës, por ujin e kafen e kam dy herë në ditë. Shpirti im vazhdon të jetë i freskët, duart lëvizin në tastjerën e kompjuterit me kujdes , me butësi, ndërsa zemra (tensioni) është motori, që shpesh bën disa manovra, shpesh dhe të rrezikshme, por shpesh me probleme. Dal me gruan, shëtis në qytet, më gëzojnë gjelbërimet , por më hidhërojnë betonimet pa kriter,më pëlqejnë cicërimat e zogjve në lulishten afër Tozaj, tek rruga e Re dhe tek rruga Transballkanike…Dal në verandën time, në ballkon ku dëgjojë disa cicërima zogjsh, jo të lirë, por në kafaz.Marr dhe lexoj librin e Naim Frashërit “Të Vegjëlit” dhe lexoj vjershën:”Një zog të bukur zuri një djalë”…një bashkëbisedim, që më çon në moshën e adoleshencës, kur në fshat dilnim me shokët dhe dëgjonim cicërimat e bilbilit e gushëkuqit, në majë të selvisë, lisit, apo dhe në dru të tjera etj..Të shtunave dhe të djelave ,dal e pi një kafe a çaj me miq e koleg, duke sjellë episode të ndryshme, kujtojmë poezitë e krijuara në vite… Mosha bën të vetën. Dikur gjimnazist, sot pensionist.Unë jetën aktive nuk e ndal sepse ajo me jep fuqi.Shikoj mjaft njerëz ,që i kanë kthyer lulishtet, në vende ku lozet domino e tavëll. Unë mendoj se duhet aktivizuar, pjesëmarrja në konferenca e forume shkencore, për ngjarje të mëdha historike edhe me referate.Kjo më jep forcë. Intelektuali në pension apo në punë nuk duhet të hesht, sepse fjala është si jehona, që diku përplaset dhe kthehet , por kjo është jeta në komunitet..Të jetosh duhet që të jesh aktiv pa parë ,se kujt i dhëmb fjala jote e drejtë.E drejta vonon, por nuk harron, ajo kthehet vonë, por prap kthehet si Jehona në një luginë e kanion…

 

**

Shkolla shqipe u hap me lejen e Stambollit dhe me mbështetjen e zyrtarëve osmanë në Korçë