OBSH: Ndotja në Tiranë shkaktoi 1842 vdekje

578
Sigal

Alarmi i Organizatës Botërore për Shëndetësinë për
ndotjen në Shqipëri

 

Statistikat e raportit të OBSH e rendisin Shqipërinë
ndër 15 vendet e para ndër vendet e anketuara, me numri më të lartë të vdekjeve
nga sëmundjet e shkaktuara nga ndotja e ajrit të ambientit për 100 mijë
banorë 

 

Ndotja e ajrit
është një nga problemet më të mëdha në botë. Sipas raportit të vitit 2016 të
Organizatës Botërore të Shëndetësisë “Ndotja e Ajrit e Ambientit: Një vlerësim
global dhe pesha e sëmundjeve”, 92% e popullsisë botërore jetojnë në zona ku
niveli vjetor i ndotjes është më i lartë se normat e përcaktuara nga OBSH. Për
sa i përket Shqipërisë duke iu përmbajtur statistikave të raportit të OBSH-së,
Shqipëria është ndër 15 vendet e para ndër vendet e anketuara, me numri më të
lartë të vdekjeve nga sëmundjet e shkaktuara nga ndotja e ajrit të ambientit
për 100 mijë banorë.  Ataku i zemrës për
shkak të ndotjes së ajrit ka shkaktuar edhe vdekjet më të mëdha në Shqipëri:
780. Në total në Shqipëri ka pasur 1,842 vdekje për shkak të sëmundjeve të shkaktuara
nga ndotja e ajrit. Për këtë statistikë renditemi në vendin e 3-të ndër vendet
e Ballkanit Perëndimor të anketuara. 
Ndërkaq, edhe faqja e sondazhe të perceptimit, “Numbeo”, e rendit
Shqipërinë ndër vendet me ajrin më të ndotur në rajon.

 Ndotja
në Shqipëri

 Sipas sondazheve të mbledhura këto 3 vitet e
fundit, “Numbeo” e rendit në vendin e të dytë të perceptuar më ajrin më të
ndotur në rajon. Ndërkaq për Shqipërinë ka pakënaqësinë më të madhe në rajon
për sa i përket trajtimit të mbetjeve. Gjithashtu vendi ynë perceptohet si
vendi më ndotjen më të madhe të ujit të pijshëm krahasuar me vendet e tjera të
rajonit dhe i dyti në Ballkanin Perëndimor për papastërti.

 Ndotja në Tiranë

 Pas kryeqytetit maqedonas Shkupi dhe
kryeqytetit boshnjak Sarajeva, kryeqyteti shqiptar Tirana, sipas “Numbeo”-s,
perceptohet si një ndër kryeqytetet më ajrin më të ndotur në rajon. Gjithashtu
sondazhi e ka vlerësuar ndotjen e ajrit të Tiranës si të lartë. Po kështu
Tirana është kryeqyteti i dytë në rajon, pas atij maqedonas të Shkupit, me
vlerësimin më të keq si për trajtimin e mbetjeve ashtu edhe për papastërtinë.
Ndërkaq, sipas “Numbeo”-s, për Tiranën të anketuarit kanë shprehur nivelin më
të lartë të pakënaqësisë, për sa i përket gjelbërimit dhe parqeve në këtë
qytet.