Obama uron Nishanin për Bajramin: Paçi gëzim, begati dhe mirëqenie përgjatë vitit në vazhdim

501
Me rastin e Festës së Fiter Bajramit, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama. Në këtë mesazh, Obama uron besimtarët myslimanë shqiptarë në emër të popullit amerikan. Obama shkruan se myslimanët në mbarë botën në këtë muaj të Ramazanit janë afruar më shumë me Perëndinë përmes veprave të përkushtimit.
Presidenti amerikan shprehet gjithashtu se “Kjo ka qenë gjithashtu një kohë, gjatë së cilës ritualet e agjërimit dhe të lutjes na kanë ndërmendur për vlerat që të gjithë ndajmë dhe për njerëzoren e përbashkët”.
MESAZHI I PLOTË I PRESIDENTIT TË SHBA-VE, BARACK OBAMA
“I dashur Zoti President,
Populli amerikan bashkohet me mua dhe Michelle teksa shprehim urimet tona më të mira për ju dhe popullin e vendit tuaj, ndërsa festoni Fiter Bajramin.
Gjatë muajit të Ramazanit, myslimanët anembanë botës – përfshirë bashkësinë tonë të fortë dhe energjike të myslimanëve amerikanë, – janë përpjekur të afrohen më pranë Perëndisë përmes ripërtëritjes shpirtërore dhe veprave të përkushtimit. Kjo ka qenë një mundësi për të kaluar kohë me personat e tyre të dashur, për të ndihmuar ata që janë më të pafat e për t’u përsiatur mbi urtësinë dhe paqen që vjen me besimin. Kjo ka qenë gjithashtu një kohë, gjatë së cilës ritualet e agjërimit dhe të lutjes na kanë ndërmendur për vlerat që të gjithë ndajmë dhe për njerëzoren e përbashkët.
! Gëzuar Bajramin!” – shkruhet në mesazhin e Presidentit amerikan Obama drejtuar Presidentit të Republikës.
Sigal