NYT: Avokatët këshillojnë Trump të mos flasë me prokurorin

618
Avokatët e Presidentit Trump po e këshillojnë atë që të mos flasë me prokurorin e posaçëm Robert Muller, i cili po heton përfshirjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 dhe nëse Trump ka penguar drejtësinë, duke shkarkuar drejtorin e FBI-së, James Komej. Gazeta “New York Times” njoftoi e para për këto zhvillime. Gazeta “New York Times” thotë se sipas burimeve që kanë dijeni për rastin, avokatët e Trump janë të shqetësuar se ai mund të bëjë deklarata të rreme apo kontradiktore, çfarë mund të hapë rrugën për akuza të mundshme për mashtrim ndaj hetuesve federalë. Presidenti ka lënë të kuptohet se është i gatshëm për t’u marrë në pyetje nga prokurori i posaçëm. “Në fakt, mezi po pres. Nuk ka pasur bashkëpunim sekret dhe as pengim të drejtësisë. Shqetësohem rreth gjërave që shikoj dhe ju gazetarët nuk pasqyroni se çfarë po ndodh,” tha Trump. Prokurori i posaçëm, Robert Muller, mund ta detyrojë Presidentin Trump të paraqitet nëse ai tërhiqet dhe nuk pajtohet të flasë me hetuesit.
Sigal