Nxjerr fotot dhe shpërthen Vasili: Gjoja kanë dhënë urdhër që do kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda gjatë ditës, ja ku i keni. Këta janë alabakë

213
Sigal

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka publikuar sot foto nga lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë në kryeqytet gjatë ditës. Vasili shpërthen në akuza dhe i cilëson bashkinë, policinë e qeverinë alabakë.

“Bashki alabakësh!!
Gjoja kanë dhënë urdhër që do kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda gjatë ditës. Ja ku i keni kamionët sa një mal te rruga për Kombinat në Tiranë në ora 11 të ditës. Këta janë vetëm alabakë bashki, qeveri e polici dhe s’kanë asnjë lidhje me shtetin”, shkruan Vasili.