Numërohen rreth 600 pacientë me talasemi ne vendin tonë

556
Sigal

Analiza e gjakut që tregon që tregon se nëna është mbartëse e talasemisë është në protokollin e nënave shtatzënë apo atyre që duan të sjellin në jetë një fëmijë sërish në vitin 2019 kemi lindje fëmijësh me këtë problem shëndetësor.

Kjo për faktin se edhe prindërit nuk janë të ndërgjegjësuar siç duhet për ta bërë këtë analizë por nga ana tjetër edhe institucionet shëndetësore apo mjekët gjinekologë neper rrethe nuk janë strikt për të kërkuar këtë analizë.

Numërohen rreth 600 pacientë me talasemi ne vendin tonë, jeta e të cilëve është e varur nga transfuzioni i gjakut të paktën dy herë në muaj. Ligji për aftësinë e kufizuar nuk zbatohet as në administratën shtetërore. Në Ditën Ndërkombëtare të Talasemisë, bëhet thirrje për gjak, pasi ka mungesa të theksuara aq më tepër që tani po afron stina e verës. Nga ana tjetër kërkohet edhe punë për persona të kësaj kategorie.