Numërohen 43 nga 65 kuti në Kuçovë/ Kandidati i “Bashkë Fitojmë” kryeson me 36 vota plus nga kandidati i PS

Vijon procesi i numërimit edhe në Kuçovë, ku nga 65 kuti në total, deri më tani janë numëruar 43.

Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i koalicionit “BF”, Lefter Maliqi ka marrë deri më tani 4433 vota, ose 47.75 %.

Sigal

Sakaq, kandidati i PS, Kreshnik Hajdari ka marrë 4397 vota ose 47.36 %, ndërsa Ilirjan Koxhaj i PD renditet i treti me 454 vota ose 4.89 %.

Kucovaaa