Nuk plotësonte kushtet higjeno-sanitare, AKU bllokon 100 ton miell

527
Autoriteti Kombëtar i ushqimit ka bllokuar sot 100 ton miell, pasi nuk plotësonte kushtet higjeno sanitare. Në baze të informacionit të ardhur nga inspektorët është kryer kontrolli i miellit dhe grurit në subjektin “Agroblend shpk” me përfaqësuese Hava Ismaili.
Gjatë verifikimeve dhe kontrolleve të kryera rezultoi se në ambjentet e kompanisë kishte mungese të kushteve higjeno-sanitare, dhe te dokumentacionit shoqërues. Bazuar në legjislacionin në fuqi për sigurinë ushqimore u morën masat urgjente të ndërmjetme të ndërprerjes së menjëhershme të aktivitetit, dhe të bllokimit të sasisë së miellit, deri në daljen e përgjigjes së analizave.
Gjithashtu ndaj subjektit u mor masa administrative gjobë në vlerën 400 000 lekë.‎Pas daljes se përgjigjes së analizave nga laboratori i Sigurisë Ushqimore (ISUV), ku mielli i dërguar nga inspektoret e AKU, për analizë rezultoi pozitiv për aflatoxin.
Ndërkohë, mostrat u morën për analiza, duke u dërguar në ISUV dhe u bë bllokimi i produktit përfundimtar miell në sasinë 100 ton dhe e produktit lëndë e parë grurë në sasinë 6800 ton deri në daljen e përgjigjes së analizave.‎
Sigal