“Nuk përfitoni pagën e luftës”, punonjësit e fasonerisë në Korçë dalin në protestë

533
Sigal

Mëngjesin e sotëm rreth 50 punonjës të një fasionerie në qytetin e Korçës kanë protestuar përpara drejtorisë së tatimeve sepse ju është refuzuar paga e luftës.

Punonjësit pasi janë lajmëruar nga pronari i tyre për mos përfitimin e pagës së luftës janë mbledhur për të protestuar, pasi nuk përballojnë dot jetesën në kushtet e pandemisë.

Qytetarët thonë se të ardhurat e vetme për familjen e tyre janë nga puna në fasoneri.

Gjithashtu ata deklarojnë se janë hequr nga puna para datës 10 dhe pronari ju ka hequr sigurimet.