‘Nuk kemi marrë qoftë edhe një telefonatë’, bashkëshortja e Arjan Harxhit nxjerr zbuluar qeverinë: E çuam në Turqi me shpenzimet tona, u kam lënë Zotin atyre që…

411
Sigal

Mjekja dermatologe Erjona Shehu ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, sa i takon lajmeve se bashkëshorti i saj Arjan Harxhi është dërguar për kurim në Turqi me fondet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Shehu thotë se Harxhi u dërgua me shpenzimet e familjarëve të tij, pasi shfaqi shenja të rënda të përballjes me Covid 19, dhe se familja nuk i ka as edhe një qindarkë borxh shtetit shqiptar, ndërsa shton se nuk kanë marrë as edhe një telefonatë intereso për shëndetin e tij.

Shehu shton se gjendja e Harxhit shqetësoi dy familje që kanë pothuajse një vit që përballen me lajmet mbi Covid, ndërsa falenderon të gjithë miqtë për ndihmën që i kanë ofruar familjes në këto ditë të vështira.

Postimi i plotë i Shehut:

Te nderuar miq! Prej dates 6 janar, ne media u be publik nje lajm i PAVERTETE, sipas te cilit Prof. Arjan Harxhi u dergua per kurim per Covid 19 ne Turqi me fondet e Ministrise se Shendetesise.
Prof. Arjan Harxhi, i cili beri nje forme agresive te Covid 19, per shkak te ekspozimit te madh karshi Covid 19, eshte derguar ne Turqi me SHPENZIMET E FAMILJAREVE te tij.

Ne asnje moment nuk kemi prekur fondet e taksapaguesve shqiptare! Ndaj te shqetesuarit le te qetesohen. Nuk i kemi borxh asnje qindarke dhe asnje moment jete askujt. Interesi per jeten e nje njeriu te semure rende, per shkak te profesionit nuk u shpreh qofte dhe me nje telefonate interesi.

Ky lajm shqetesoi nje familje te tere dhe mbi te gjitha 2 femije qe per mbi 10 muaj degjojne vetem per Covid 19 dhe zgjohen ore pa ore nga telefoni i babait te tyre, i cili ne cdo moment i eshte gjendur prane kujtdo. Kushdo letyre politike, qe ka dashur te perfitoje nga ky lajm i genjeshtert i them: Ju kam lene Zotin!

Per te gjithe miqte tane: fjalori njerezor nuk ka mjaftueshem fjale per mirenjohjen! Per deshiren tuaj per te na qene prane ne momentin me te veshtire te familjes sone me oferta si financiare e deri per te na ofruar kujdes per femijet, trsnsport etj etj, mund tu themi vetem: ju kemi ne Zemer!