Nuk kallëzuan krimin, arrestohen për shpërdorim detyre 4 zyrtarët

542
Sigal

4 persona janë ndaluar nga Policia e Korçës ditën e sotme pasi nuk kanë kallëzuar parcelat me hashash. Bëhet fjalë për tre zyrtarë pyjesh dhe një kryetar fshati të cilët janë proceduar penalisht në kuadër të operacionit “Denas”. Mësohet se zyrtarët tashmë akuzohen për shpërdorim detyre dhe moskallëzim të krimit.

Njoftimi i plotë:

4 persona janë proceduar nga Policia Korçë në kuadër të operacionit “Denas”, i cili u finalizua dy ditë më parë me arrestimin e dy personave për kultivim droge dhe armëmbajtje pa leje.

Të proceduarit janë:

S.Z, (me detyrë Inspektor pranë Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujrave dhe Turizmit Korçë),

M.B, (me detyrë teknik i pyjeve për zonën e njesisë administrative Voskopojë, Lekas në sektorin pyjor pranë Bashkisë Korçë),

F.B, (me detyrë roje i pyjeve për zonën e mësipërme),

I.A, (me detyrë kryetari i fshatrave Denas dhe Xerje).

“Procedimi ndaj tyre filloi pasi, këta shtetas dyshohet të kenë konsumuar elementë të veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”, thotë policia.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.