Nuk ka më vend për të varrosur të vdekurit, këtë qytet shqiptar e gjen “belaja”

733
Sigal

E shqetësuar, kjo e moshuar ka shkuar tek varrezat për të parë nëse ka hapësira të lira apo jo.

Por në ato publike në hyrje të Beratit, në vendin e quajtur “Burrdullias” nuk ka më vende  për të vdekurit.

“Vend nuk ka për të varrosur, do futem te burri”.

Lëvizja e banorëve të fshatrave drejt qytetit gjatë viteve të fundit ka ndikuar që ritualet e varrimit të bëhen në lagjet ku janë vendosur. Kjo ka sjellë dhe shfrytëzimin e të gjitha hapësirave të mundshme për varre të reja.

“Nuk kalon dot të shkosh te personi që ëhstë varrosur, nuk e gjen dot”

Një vit më parë Bashkia e Beratit shfrytëzoi një parcelë për të hapur territor varrezash. Por edhe kjo sipërfaqe është shfrytëzuar. Bashkia pret të shpronësojë një tokë tjetër për t’i dhënë zgjidhje problemit.

“Bashkia t’i japë një zgjidhje këtij problemi”.

“Ky territor të shpronësohet dhe të kalojë pjesë e bashkisë për të kryer shërbimin e varrimit në parcelën e Burdullit”.

Ajo që pritet të ndodhë në Berat, është e rëndë për banorët. Që tani po mendojnë të zhvarrosin të parët e tyre për të patur varre të lira.