Nuk iu shtroi fëmijën në Pediatri, familja rreh mjekun në Shkodër

533
Familjarët e një fëmije të sëmurë në Shkodër kanë goditur mjekun Skënder Duka në Spitalin Rajonal të qytetit. Duka ka marrë disa plagë të lehta por është jashtë rrezikut për jetën.

Shkak të grindjes dhe dhunës ka qënë kërkesa e prindërve për të shtruar në Pediatri fëmijën e tyre, pasi mjeku e kishte lënë atë në pavionin e Neurologjisë.

Konflikti u zgjidh pa ndërhyrjen e policisë. 
Sigal