Nuk i kanë kaluar pagat, pedagogu i Gazetarisë : “Kush ka noj lek borxh sa t’më kalojnë rrogën?

506
Sigal

Prej dy ditësh në media janë publikuar denoncime nga ana e pedagogëve, të cilët ende nuk kanë marrë pagën e muajit Dhjetor, ndërkohë që të njëjtin fat kanë pasur dhe mësues në disa qytete të vendit.

Nga Ministria e Arsimit nuk ka pasur asnjë reagim për këtë ngjarje, ndërsa pedagou Ervin Goci ka zgjedhur që të bëjë një postim mjaft ironik në rrjetet sociale, ku ‘’kërkon’ lekë borxh, derisa të marrë rrogën.

“Kush ka noj lek borxh sa t’më kalojnë rrogën?”, shkruan Goci, në një postim që ka marrë dhjetra reagime nga ndjekësit, ku komentet bëjnë përgjegjëse qeverinë shqiptare.

Jo më larg se dje edhe pedagogu i Fakultetit të Ekonomisë Rezart Prifti denoncoi mosmarrjen e pagave, ndërsa shtoi se ky është një fenomen që përsëritet çdo Janar.