Nuk e priste/ I riu shkon të hedhë votën e tij por shikoni çfarë i ndodh gjatë votimit

346
Sigal

Identifikimi elektronik i votuesve është një proces që po aplikohet për herë të parë në Shqipëri, dhe është një test më vete dhe për KQZ-në që merret me organizimin e zgjedhjeve.

Sipas KQZ në të gjithë vendin janë ndeshur probleme me identifikimin elektronik në 240 qendra votimit, ndërkohë që thuhet se po punohet që qytetarët të votojnë lirisht dhe pa pengesa.

Një qytetar i identifikuar si Ledjan Jaçaj, në njësinë administrative të Tërpanit në Poliçan, rezulton në sistemin e identifikimit elektronik, se ka votuar dy herë, gjë të cilën ai vetë e mohon.

Qytetari shprehet se ai nuk ka votuar më parë, dhe tashmë po i mohohet e drejta e votës, për shkak të problemit në makinerinë e identifikimit elektronik të qytetarëve.

Ka qenë sistemi i identifikimit elektronik ai që e ka nxjerrë Jaçajn, sikur ka votuar dy herë. Qendra ku ai ka shkuar për të votuar është ajo me numrin 3370 që gjendet në shkollën 9-vjeçare të Tërpanit.