“Nuk dal dot të vjedh”, i moshuari me Covid nuk ka para për ilaçet: E grisa fare recetën, Rama dhe ministrja gënjejnë (Video)

90
Sigal

Tafil Kaja është një banor në zonën e “Ali Demit” që thotë se është diagnostifikuar me Covid-19. Ai ka marrë një recetë nga mjeku i familjes për ilaçet që duhet të marrë, por nuk ka para që të mund ti blejë.

Ai kërkon nga kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu të zbatojnë ligjin e rimbursimit të ilaçeve sikurse kanë premtuar, ndërsa bashkë me të thotë se është infektuar dhe bashkëshortja e tij.

“Quhem Tafil Kaja, jam pensionist 72-vjeç, jemi me një pension burrë e grua. Shkuam bashkë me gruan për të bërë analizat e Covid, dhe na kanë dhënë ilaçe. Megjithë analizat që bëmë na kanë shkuar diku te 700 mijë lekëshi, e kam grisur recetën se nuk kam mundësi që ti marr.

Mos të dalë Edi Rama në televizor bashkë me ministren dhe të mashtrojnë popullin duke thënë që ilaçet janë falas. Pse të na gënjesh kot, si mund ti marr unë ato ilaçe me një pension që kam, çfarë të bëj unë të dalë dhe të vjedh! Kam punuar më shumë se 20 vite në minierë dhe nuk kam mundësi që ti blej ilaçet. Unë kam dalë vetë dje pozitiv, bëra një skopi te stacioni i trenit”, tregon i moshuari.

“Kjo receta që është për mua shkon diku te 18 mijë lekëshi, por ne dhe analizat i bëjmë të gjitha te privati. Kjo është gjendja jonë, të keqen o Salë ku ke qenë, paskemi qenë mirë dhe nuk e dinim”, tregon më tej i moshuari.