Njëri i dehur e tjetri pa patentë, shkaktuan aksidente, arrestohen dy motoçiklistët

334
Sigal

Dy persona janë vënë në prangat e Policisë së Fierit pasi njëri pa patentë motoçiklete e tjetri i dehur në timon kanë aksidentuar dy qytetarë.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit L. B., 35 vjeç, banues në Këlcyrë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e djeshme, në fshatin Eskaj, Lushnje, duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip “KINRON”, ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar shtetasin V. P., 66 vjeç, banues në Bubullimë, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e traumës Tiranë.

B. M., 27 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnje.

Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi pasditen e djeshme, në fshatin Krutje e Poshtme, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me një motoçikletë që drejtohej nga shtetasi S. D., 38 vjeç, banues në Lushnje, dhe për pasojë u dëmtua drejtuesi i motoçikletës i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme proceduriale.