Një vit nga protestat s’i kanë mbyllur hesapet me drejtësinë, fierakëve u shkon fletëthirrja në shtëpi

302
Sigal

Kur ka kaluar thuajse më shumë se një vit nga tubimet e opozitës PD-LSI jashtë parlamentit dhe Kryeministrisë pasi dogjën mandatet, disa nga protestuesit ende nuk i kanë mbyllur llogaritë me drejtësinë pas arrestimeve për incidentet. Njëri prej tyre është Mikel Cjapi nga Fieri.

Në datë 5 qershor të vitit të kaluar gjykata vendosi masën e sigurisë detyrim paraqitje për Cjapin duke pranuar kërkesën e avokatit të tij që hetimet të vijojnë në gjendje të lirë, shkruan abcnews.al.

Por tashmë një vit pas ngjarjes, protestuesit nga Fieri që mori pjesë në tubimet e opozitës iu kërkua që të paraqitet ditën e sotme në komisariatin e policisë nr. 1 në Tiranë për nevojë të hetimeve që po kryhen.

Në shkresë, ai paralajmërohet se nëse nuk do të paraqitet do të shoqërohet me forcë.  Si rasti i Cjapit mësohet se janë edhe disa raste të tjera nga Fieri, por edhe qytete të tjera të vendit.